Liverpooli e mposhtë skuadrën e fundit në tabelë, shënojnë Shaqiri e Salah
Liverpooli e ka mposhtur Fulhamin me rezultatin 2-0 të dielën në “Anfield” në kuadër të javës së 12-të në Serie A.
Me këtë fitore, skuadra e Jurgen Klopp është ngritur në vendin e parë në renditje përkohësisht me 30 pikë, pasi sot luajnë Manchester City dhe Chelsea.
Jurgen Klopp vendosi që të startojë me Xherdan Shaqirin në formacion, i cili tregoi një ndeshje të mirë, pasi shënoi edhe gol.
Në pjesën e parë ishte Mohamed Salah që shënoi golin e parë në minutën e 41’.
Kurse në minutën e 53’ Xherdan Shaqiri për mrekulli e shënoi golin e dytë pas harkimit të marrë nga Andy Robertson.
Në pesë paraqitjet e fundit me Liverpoolin, Xherdan Shaqiri i ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime.
Në ndeshjen e ardhshme në Premierligë, Liverpooli luan si mysafir ndaj Watfordit, kurse Fulhami e pret në shtëpi Southamptonin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



