E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Loja e Ramës me opozitën
Lajme

Loja e Ramës me opozitën

Genc Sejko

Që Rama po luan me opozitën është e qartë. Por për ata që nuk e kanë kuptuar akoma më lejoni t’a shpjegoj sa më thjeshtë.

Në fillim vula dhe sigla ju dha grupimit të Berishës nga Gjykata Faktit. Pastaj Apeli ja kaloi Bashës. Dhe tani që Berisha po shkon drejt arrestimit, Rama po i “rikthen” atij edhe njëherë vulën dhe siglën me Gjykatën e Lartë. Dhe këtë po e bën në momentin kur Berisha është më i izoluar se kurrë.

Vula e asaj që duhet të ishte partia më e madhe në opozitë, tashmë është kthyer në topin e lojës së Ramës. Se kush e gjuan penalltinë e cakton po Rama.

Me pak fjalë, Rama po luan me opozitën dhe me ose pa dashje kjo e fundit ka pranuar të jetë pjesë e lojës së tij.

Çështja e Partisë Demokratike është një çështje politike dhe për rrjedhojë kërkon një zgjidhje politike dhe kjo zgjidhje nuk gjendet në sirtarët e asnjë gjykate.
Nëse opozita nuk bie dot dakord për të rregulluar shtëpinë e vet atëherë ka shumë pak shanse që të rregullojë tuajën. Deri sa kjo të ndodhë, topi do jetë në një apartament pranë asaj që në Tiranë njihet si “rrugica Salës”. Prej aty Rama është i sigurt që nuk i bën dot kush gol!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.