E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LSI kallëzon në SPAK ish-ministrin Lefter Koka, për Inceneratorin e Fierit
Publik News

LSI kallëzon në SPAK ish-ministrin Lefter Koka, për Inceneratorin e Fierit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dorëzon në SPAK kallëzimin e tretë për atë që e cilëson afera korruptive shtetërore e inceneratorëve. Pas padisë për inceneratorin e Tiranës dhe Elbasanit, Kryemadhi ka dorëzuar në SPAK dhe një tjetër padi këtë herë për inceneratorin e Fierit. Sipas LSI, kallëzimi shoqërohet nga dosja voluminoze e dokumenteve shtetërore. Në padinë e LSI, thuhet se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, dhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi kanë kryer dy vepra penale atë të ‘Shkeljes së barazisë në tendera’ dhe ‘Shpërdorimin e Detyrës’.

Shkeljet e koncesionit në inceneratorin e Fierit:

1. Procedura është publikuar si ‘Tender Kombëtar’, ndërkohë që sipas vlerës duhej të ishte ‘Tender i Hapur Ndërkombëtar’. Kjo ka sjellë kufizimin e konkurrencës, faktin që ka marrë pjesë vetëm një subjekt. Vepra Penale: ‘Shkelje të Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.

2. Ka ndryshuar vendi ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Nga një sipërfaqe 6 hektarë pa pagesë në Portëz, ka kaluar në një sipërfaqe 11.3 hektarë, sipërfaqe kjo që duhej të shpronësohej, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit shqiptar në vlerën 46 milionë lekë të reja. Vepra penale: ‘Shpërdorim Detyre’ i ish-Ministrit Lefter Koka dhe Kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi.

3. Tre ditë pas firmosjes së kontratës, ka ndryshuar një nga anëtarët e bashkimit të shoqërive ofertuese të shërbimit. Pa verifikuar më parë kriteret e kualifikimit dhe pa marrë miratimin nga Ministria e Financave. Vepra Penale: ‘Shpërdorim Detyre’ dhe ‘Shkelje e Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.

4. Nga 20 muaj që parashikohej të ndërtohej impianti (Propozimi i Fituesit), me marrëveshje është zgjatur afati deri në 31 mars 2021. Pra, me shumë se 5 vjet, duke bërë që të rrëzohej pretendimi i ngritur nga palët për situatën e emergjencës mjedisore.

5. Publikimi i Procedurës është kryer pa marrë miratimin nga Ministria e Financave, që është e detyrueshme me ligj.

6. Zhvendosja e inceneratorit u bë duke shkelur ligjin lidhur me detyrimin për të marrë mendimin e komunitetit të banorëve të zonës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.