E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lspaj :Mazhoranca ka faj, nuk duhet të refuzojë komisionet
Lajme

Lspaj :Mazhoranca ka faj, nuk duhet të refuzojë komisionet

Mungesa e garës, kostumi që i është qepur Ramës për të mbajtur pushtetin

Aktivisti i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar në studion e “Open”  ka komentuar zhvillimet e fundit në Parlament, duke thënë se mazhoranca nuk duhet të refuzojë asnjë komision hetimor që kërkohet nga opozita.

Sipas tij kjo e ngarkon me faj opozitën pasi nuk po lejon deputetët të kryejnë punën e tyre.

Sakaq, ai u shpreh se plaga e vërtetë e gjithë politikës në vend është mungesa e garës, e cila sipas tij “është kostumi që i është veshur Ramës për të qenë i parrëzueshëm”.

“Mazhoranca nuk duhet të refuzojë asnjë komision hetimor. Nuk mund të pengosh parlamentin nga një e drejtë kushtetuese. Nuk mund t’i thuash deputetit të mos bëjë komisione. Për atë paguhen ata. Kjo e ngarkon me faj mazhorancën për mua.

Shqipëria është lodhur me këtë metodologji të komunikimit publik. Ajo formë komunikimi mund të ingranojë disa mbështetës, por jo shoqërinë. Ato janë fasadë dhe edhe kryeministrit i shkojnë për shtat këto sepse është mbreti i fasadës. Këto janë gabime që kanë ardhur edhe nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Këto ndryshime kanë vrarë çdo mundësi gare në këtë vend dhe e kanë nxjerrë vendin nga binarët. Plaga e këtij vendi është mungesa e garës. Mungesa e garës është kostumi që i është veshur Ramës për të qenë i parrëzueshëm. Jo atij po kujtdo që merr pushtetin.

Vetëm hapja e garës bën që çdo qeverisje të mos marrë vendin peng. E vërteta është se Shqipërisë i duhet të kthejë disa të drejta te qytetarët. Ndryshmi bëhet duke grumbulluar vullnetet e qytetarëve për t’u ndërgjegjësuar”, u shpreh ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.