E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lubonja: Pikëpyetja e madhe është nëse kemi apo jo imunitet
Publik News

Lubonja: Pikëpyetja e madhe është nëse kemi apo jo imunitet

Për analistin Fatos Lubonja, zgjerimi i fashës së orarit ishte nevojë praktike për ta bërë karantinimin funksional por nuk mjafton. 

Sipas tij, që Shqipëria të dalë nga ky izolim më e shëndoshë demokratikisht, duhet që qytetarët të jenë vetë pjesëmarrës në sakrificë për të respektuar jetën dhe jo me këtë metodë që të kenë frikë nga qeveria apo virusi.

”Nuk mjafton. Ishte nevojë praktike për t’u bërë karantinimin funksional. Ajo që ka munguar siç e thashë duhet ngjizur një kulturë e re ku qytetarët të behen pjesëmarrës në sakrificë me vullnetin e tyre dhe jo nga frika e qeverisë apo virusit, por dhe nga respekti për jetën. Nëse do ishte kjo qasje atëhere do dilnim më të shëndoshë demokratikisht. Nëse e kemi këtë kapo- tribu këtë që i them dhe italianëve, pra që kanë një përçmim për shqiptarë pasi një kapo i çoi edhe ata mjekët, si me Gaddafin që e lejuan të hapë tendë. Pra nuk kanë ndjeshmëri demokratike, duhet të kenë ndjeshmëri demokratike dhe jo t’ përdorin shqiptarët kur kanë nevojë dhe t’i përdorin edhe BE se ja si këta na ndihmuan dhe sa poshtë jeni ju. Pra gjithë kjo kulturë, gjuhë e dyfishtë, nuk ka ndryshuar kryeministri me lejen 1 orë e gjysëm apo. Është i pashpresë në këtë drejtim. Duhet një gjeneratë e re që nga fëmijët që mos nisen me kulturën e drurit të dalë nga xheneti por me dashuri.”- tha Lubonja.

Analisti Lubonja foli për rrezikun e përhapjes së koronavirusit në një lidhje me “Skype” në rubrikën “Opinion”, në News24 dhe duke u ndalur te masat shtrënguese, theksoi që përmes karantinimit po luftohet epidemia, por jo virusi, i cili sipas tij, do vazhdojë të jetë mes nesh.

Sa i takon faktit, nëse ka ardhur koha për të kaluar te faza dy, ajo e lehtësimit të jetës, analisti u shpreh se ky virus luftohet me vaksinë, ose duhen ilaçe efektive, që edhe nëse infektohemi, të mos na vrasë.

Pjesë nga intervista:

Në cilën fazë jemi?

Fatos Lubonja: Është e vështirë për ta ndarë me faza. Në një anë kemi rrezikun e virusit dhe nga ana tjetër rreziqet e tjera ekonomike. Neve na duhet të lundrojmë pa u përplasur, ose duke u dëmtuar sa më pak. Është akoma herët për të folur për një fazë dy. Mendoj se duhet të mbetet përqendrimi te rreziku i epidemisë, por duhet të kemi parasysh diçka, ajo që po bëjmë tani, kryesisht përmes karantinimit, është lufta me epideminë, jo me virusin. Ne po tentojnë të mos na shpërndahet virusi, por jo ta asgjësojmë atë.

Virusi do jetë mes nesh dhe sa kohë të jetë mes nesh është edhe pyetja e madhe, që lidhet me atë se diku kemi gabuar. Kur do të vijë momenti që të themi se virusi është mes nesh, por jo i rrezikshëm për të marrë jetë. Alarmi është i rëndësishëm të mbahet, por duhen pasur parasysh edhe dëmet që shkaktohen nga krahu tjetër, nga ekonomia, traumat psiqike, sëmundjet e tjera që mund të shkaktojë ky izolim, edhe ato mendore. I mbetet specialistëve që e njohin terrenin për ta përcaktuar më mirë.

A ka ardhur koha të hidhemi te hapi dy?
Kur them që ne po luftojmë epideminë, jo virusin, nënkuptoj që virusi do jetë mes nesh. Të luftosh virusin do të thotë që të gjesh vaksinën, ose ilaçe efektive, që edhe nëse infektohemi, virusi nuk na vret. Këtu të mos harrojmë se ka një problem, janë bërë testime të pjesshme vende vende, rezultatet janë të ndryshme. Problemi që mbetet është se përmes karantinimit ne po ruajmë njerëzit nga infektimi, pra shumica e jonë janë të paprekur nga infektimi, nuk e kanë imunitetin.

Edhe nëse na bëhet një testim, nuk e dimë se sa. Është sikur të kesh një fuçi baruti, ku fitili janë ata të sëmurët, që dalin dhe hedhin në erë fuçinë. Neve na duhet një imunitet, që pastaj të dalim të lirë. Kjo është pikëpyetje e madhe nëse ka apo jo imunitet nga ky virus dhe sa mund të zgjasë ai. Ndaj dhe lundrimi duhet të jetë i kujdesshëm për të krijuar mbijetesë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.