E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lubonja: Republika mbeti e vjeter dhe vijim i pazareve politike brenda dhe jashte vendit
Sot

Lubonja: Republika mbeti e vjeter dhe vijim i pazareve politike brenda dhe jashte vendit

“Unë gjithmonë kam shprehur dilema nëse PD fund të prodhonte dicka të re. Zhgënjimi ishte se mendohej se mund të ngjitej diçka e re jashtë pazareve. Nuk më pëlqeu fare që u vendos gjithëcka nga një takim Rama-Basha 3 orë kokë më kokë. A nuk denonconte këto modele takimesh ‘Rama-Meta’, Lulzim Basha gjatë qëndrimit në Çadër. Unë një lëvizje e doja të ishte më shumë si një lëvizje që do të përfshinte edhe njerëz të tjetrë jashtë partisë. Deri dje thuhej se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira, dhe ai shkon e mbyllet me Edi Ramën në një dhomë. Unë mendoj se nëse vërtetë e ke seriozht për të bërë një Republikë të Re atëhere marrëveshja e djeshme është një zhgënjim. Jemi peng të kastës së vjetër të bashkuar që tentoi një fortunë në gotë ujë që tashti me ndërhyrjen e ndërkombëtare u shua. Ne nuk mund të presim një Shqipëri demokratike, kur klasa politike sillet si fëmijë dhe sa herë ata arrijnë në këtë pikë ndërhyjnë ndërkombëtarët dhe e zgjidhin. Ne jemi viktimë e këtyre lojërave. Ndërkombëtarët kanë hallin e stabilitetit, hallin e biznesneve që përfaqësojnë dhe kjo është e gjitha”- ka dekluar më tej Lubonja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.