E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lufta  në Ukrainë nuk është një video-lojë
Publik News

Lufta në Ukrainë nuk është një video-lojë

Dëshmi të rralla brenda kampit të vullnetarëve të huaj që i janë bashkuar forcave ukrainase:

Një numër në rritje vullnetarësh ndërkombëtarë po u bashkohen forcave ukrainase në vijën e par të frontit të luftës kundër Rusisë.

BBC-së ka sjellë një reportazh ku ka publikuar dëshmi të rralla të luftëtarëve të huaj.

Një ish-ushtar i ushtrisë Britanike nga Belfasti, shprehet se në momentin që nisi lufta, si një veteran dhe ish-ushtarak ai e pa të nevojshme të jepte kontributin e tij, pasi po vriteshin civilë.

“Është njësoj si një zjarrfikës të kaloj mes një shtëpie që digjet dhe të mos bëj asgjë. Edhe për veteranët e luftës është e njëjta gjë në lidhje me luftën, ata nuk mund të ulen dhe të shohin si vriten civilët”, tha ai.

Një tjetër ushtarak i huaj u shpreh se në pikën e rekrutimin ka pasur një fluks personash që janë paraqitur, por një pjesë e tyre janë kthyer mbrapsht pasi nuk kanë pasur përvojë ushtarake.

Ai shtoi se lufta nuk është një video-lojë dhe ndaj personat që shkojnë t’i bashkohen forcave ukrainase duhet të kenë përgatitjen e nevojshme fizike dhe profesionale.

Ne kemi kthyer mbrapsht të gjithë që nuk kanë eksperiencë ushtarake. Kjo nuk është një “video-lojë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.