E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lufta në Ukrainë, NYT: Ushtarët rusë marrin armët kundër vendit të tyre
Lajme

Lufta në Ukrainë, NYT: Ushtarët rusë marrin armët kundër vendit të tyre

Ushtarët rusë kanë marrë armët kundër vendit të tyre dhe kanë ndihmuar trupat ukrainase, raporton New York Times.

Grupi ushtarak i njohur si Legjioni i Rusisë së Lirë, janë të përqendruar në qytetin lindor Bakhmut, ku luftimet janë intensive dhe po luftojnë krahë ukrainasve, nën mbikëqyren e oficerëve ukrainas.

Disa prej tyre kishin jetuar në Ukrainë kur Rusia pushtoi vendin më 24 shkurt të vitit të kaluar, ndërsa të tjerët kaluan në Ukrainë nga Rusia pas fillimit të luftës.

Duke folur për vendimin e tij për të ndihmuar Ukrainën, një ushtar, i cili tha se ishte nën 20 vjeç u shpreh: “Ne nuk kemi ardhur këtu për të provuar asgjë”.

“Ne kemi ardhur këtu për të ndihmuar Ukrainën të arrijë tërheqjen e plotë të forcave ruse nga territori ukrainas dhe de-putinizimin e Rusisë në të ardhmen.”

Ushtari tha se ai u regjistrua për t’u bashkuar me ushtarët ukrainas, pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

“Në një moshë kaq të re, është pak herët për mua të flas për opinionet e mia politike dhe botëkuptimin, sepse këto sapo po formohen tani”, tha ai.

“Por kur vendin tuaj e ka pushtuar një njeri i keq, ju duhet t’i merrni gjërat në duart tuaja”, shtoi ai më tej.

Njësia ushtarake fillimisht nuk u lejua të bashkohej me ushtarët ukrainas për shkak të një ligji në Ukrainë, por në gusht u finalizua legjislacioni për të lejuar legjionin të bashkohej ligjërisht.

Në fillim të këtij muaji, legjioni u njoh si një organizatë terroriste nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.