E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lufta/ Zyrtari i OKB-së: Afro 680 mijë qytetarë janë larguar nga Ukraina! Apel donatorëve për 1.7 miliardë dollarë në ndihmë të refugjatëve
Lajme

Lufta/ Zyrtari i OKB-së: Afro 680 mijë qytetarë janë larguar nga Ukraina! Apel donatorëve për 1.7 miliardë dollarë në ndihmë të refugjatëve

Afro 680 mijë qytetarë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre që prej nisjes së ofensivës ruse. Këtë e ka konfirmuar kreu i Agjencisë së Refugjatëve në OKB, Filippo Grandi, i cili shton se numri i qytetarëve që kërkojnë evakuimin po rritet me shpejtësi.

Në projeksionet e bëra nga kjo agjenci, mbi 4 milionë refugjatë ukrainas do të largohen nga vendi i tyre dhe do të kërkojnë mbrojtje nga shtetet fqinje.

Sipas Grandi-t, kjo do të sillte dhe krizën më të madhe të emigrantëve në Europë për këtë shekull.

“Numri i qytetarëve që janë larguar nga Ukraina drejt shteteve fqinje ka arritur në 677 mijë. Agjencitë humanitare të OKB-së dhe Organizatat Jofitimprurëse u kanë bërë apel donatorëve për mbledhjen e 1.7 miliardëve dollarë për të mbështetur refugjatët të largohen nga Ukraina” – shkruan Grandi në Twitter.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.