E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lukaku e kërkon transferimin në Juventus
Sport

Lukaku e kërkon transferimin në Juventus

Qendërsulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Juventusit, nëse detyrohet të largohet nga “Old Traffordi” gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti.

Lukaku e ka humbur vendin si qendërsulmues në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, i cili preferon të luajë me Marcus Rashfordit, i cili po shkëlqen nën drejtimin e trajnerit të ri.

Kontrata e belgut është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2022, mirëpo 25-vjeçari mund t’i japë fund rrugëtimit me “Djajtë e kuq” qysh më parë, nëse Juventusi bën një ofertë të mirë për transferimin e tij.

Lukaku i ka bërë 34 paraqitje për Manchester Unitedit këtë sezon, mirëpo shumica prej tyre kanë qenë gjatë kohës sa trajner ishte Jose Mourinho. Ndërsa, me Solskjaer, ai është inkuadruar më së shumti nga banka rezervë.

Sezonin e kaluar, Lukaku i kishte shënuar 27 gola dhe i kishte asistuar katër të tjera, gjatë 51 ndeshjeve. Deri më tani, këtë sezon, ai i ka shënuar nëntë gola dhe i ka asistuar katër.

Përkundër që është ende 25-vjeçar, Lukaku është golashënuesi më i mirë në historinë e ekipit kombëtar të Belgjikës. Ai nuk e ka mbajtur aspak sekret dashurinë e tij për Juventusin në të kaluarën dhe e përditshmja angleze, The Sun, raporton se ai është njëri ndër lojtarët e kërkuar nga kampioni i Serisë A.

“Ai është një tifoz i madh i Ronaldos. Ai e ka humbur vendin e tij në formacionin e parë, mirëpo nuk i ka bërë Manchester Unitedit aspak presion deri më tani. Duhet të presim dhe ta shohim dhe çfarë do të ndodhë, mirëpo do të jetë një verë e ngarkuar”, ka thënë një burim i The Sun.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.