Lulzim Basha flet për hapje të partisë: Platformë qytetare për Demokracinë, për zgjedhje të lira dhe ndryshime kushtetuese
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas votimit të ekipit të ri drejtues ka dhënë mesazhin se sfidat që kanë përpara nuk janë vetëm partiake, por edhe kombetare.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PD ndalet tek reformimi i partisë, që sic thotë ai bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, do të ndërtojmë një Platformë Qytetare për Demokracinë, për zgjedhje të lira, për ndryshime kushtetuese.

Sipas Bashës, vetëm përmes kësaj platforme mund t’i jepet fund kapjes së shtetit dhe sundimit, sic shprehet ai ‘të kësaj pakice të korruptuar’, duke shtuar se do ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm për familjet shqiptare.
“E sotmja është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike. Demokratet dhe demokratët i dhanë besimin Kryesisë dhe ekipit të ri për të çuar përpara një sfidë që nuk është thjesht partiake, por kombëtare, atë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend.
Hapja dhe bashkëpunimi i Partisë Demokratike me shoqërinë do të jenë në qendër të reformimit tonë të brendshëm dhe bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, do të ndërtojmë një Platformë Qytetare për Demokracinë, për zgjedhje të lira, për ndryshime kushtetuese që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.
Vetëm kështu mund t’i japim fund kapjes së shtetit dhe sundimit të kësaj pakice të korruptuar e ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm për familjet shqiptare”, shkruan Basha.

Më herët gjatë zhvillimit të mbledhjes, Basha është shprehur se ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008 nuk i përshtaten nevojës ulëritëse të shoqërisë për demokraci.
Basha tha se qëllimi kryesor i aksionit opozitar është bërja e Shqipërisë një vend i jetueshëm me mundësi për çdo shqiptar që sot po braktis vendin. Ai tha se për të arritur këtë, duhet të përfshihet çdo qytetar i këtij vendi.
“Është tashmë e qartë që ndryshimet kushtetuese të 2008-ës nuk i përshtaten më nevojës ulëritëse të shoqërisë shqiptare për më shumë demokraci, për kontrollin dhe balancën e pushteteve, ndaj për t’i dhënë fund kapjes së shtetit, duhen ndryshime rrënjësore që duhet të vijnë si një reflektim dhe veprim i përbashkët i Partisë Demokratike dhe intelektualëve, studentëve, pedagogëve, sipërmarrësve, artistëve, gazetarëve, të rinjve e të rejave që kërkojnë një demokraci funksionale”, eshte shprehur Basha.
CFARE U VOTUA SOT NE KESHILLIN KOMBETAR TE PD

KATËR N/KRYETARET
Jorida Tabaku
Grida Duma
Alfred Rushaj
Enkelejd Alibeaj
Kryetari i grupit të PD-së
Alfred Rushaj
DY NENKRYETARET E GRUPIT TE PD-SE
Ervin Salianji
Luçiano Boçi
SEKRETAR I PËRGJITHSHËM
Gazment Bardhi
NENKRYETAR I KUVENDIT
Enkelejd Alibeaj
KRYETAR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE
Edi Paloka
KRYETAR I KOMISIONIT TË APELIMIT, INTEGRITETIT DHE ETIKËS
Flutura Açka
KRYETAR I KOMISIONIT ZGJEDHOR
Jemin Gjana
KRYETARE E FONDACIONIT PËR LIRI DHE DEMOKRACI
Enriketa Papa
ZEDHENESI I GRUPIT
Orjola Pampuri
SEKRETARI I GRUPIT PARLAMENTAR
Arbi Agalliu
KOMISIONI PËR INTEGRIMIN EUROPIAN
Jorida Tabaku
KOMISIONI PËR EDUKIMIN DHE MJETET E INFORMIMIT PUBLIK
Agron Gjekmarkaj
KOMISIONI PËR PUNËN, CËSHTJET SOCIALE DHE SHËNDETËSINË
Albana Vokshi
KOMISIONI PËR ÇËSHTJET LIGJORE, ADMINISTRATËN PUBLIKE DHE TË DREJTAT E NJERIUT
Oerd Bylykbashi
KOMISIONI PËR EKONOMINË DHE FINANCAT
Sorina Koti
KOMISIONI PËR VEPRIMTARITË PRODHUESE, TREGTINË DHE MJEDISIN
Helidon Bushati
KOMISIONI PËR SIGURINË KOMBËTARE
Flamur Noka
KOMISIONI PËR POLITIKËN E JASHTME
Tomorr Alizoti
SEKRETARIATI EKZEKUTIV I PARTISË:
- SEKRETAR ORGANIZATIV — Ervin Minarolli
- SEKRETAR BURIMEVE NJERËZORE— Arta Sakja
- SEKRETAR PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN —Belind Këlliçi
- SEKRETAR PËR PRONARËT DHE CESHTJEN E PRONAVE- Ledina Mandia
- SEKRETAR PËR KLIMËN E BIZNESIT – Flamur Hoxha
- SEKRETARE PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIK- Jonila Godole
- SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE- Ivi Kaso
- SEKRETAR PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN – Greta Bardeli
- SEKRETAR I KOORDINIMIT ELEKTORAL – Taulant Zeneli
- SEKRETAR PËR ORGANIZATAT PARTNERE – Orjela Nebiaj
- SEKRETAR PËR ORGANIZIMIN DIXHITAL – Endri Hasa
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


