E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lulzim Basha: Ja çfarë i kërkova ministrit gjerman!
Publik News

Lulzim Basha: Ja çfarë i kërkova ministrit gjerman!

Ata që kreu i PD, Lulzim Basha e quan maskër zgjedhore të 25 prillit e ka denoncuar edhe tek ministrin gjerman, Michael Roth.

Në një komunikim me gazetarët, pas takimit, Basha u shpreh se Shqipëria humbi një mundësi të artë për shqiptarët dhe demokracinë, por edhe për të ecur përpara me procesin e integrimit. basha “E informova mbi zhvillimet dramatike dhe masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Shqipëria humbi një mundësi të artë për shqiptarët dhe demokracinë, por edhe për të ecur përpara me procesin e integrimit Për mua dhe PD nuk ka mundësi më të mirë për të ndryshuar vendin sesa procesi i integrimit. Ky është një proces i bazuar tek arritjet dhe meritat. Për fat të keq me këto zhvillime, siç e kemi parë edhe nga konkluzionet e Këshillit Evropian, apo rezoluta e Bundestagut Shqipëria ka mbetur në vend numëro për shkak të mos arritjeve të kushteve të vendosura, të cilat janë rënduar me zhvillimet e 25 prillit.

Ne kemi bërë gjithçka në dorën tonë, opozita ka bërë gjithçka, duke filluar me konsensusin e reformës në drejtësi dhe konsensusin e reformës zgjedhore të 5 qershorit Për fat të keq, qeveria i shkeli. Ajo që i kam kërkuar ministrit Roth, njësoj si të gjitha miqve ndërkombëtare është që të flasin dhe të denoncojnë masakrën e 25 prillit para se të jetë vonë për demokracinë dhe Shqipërinë, për të mos lënë që e njëjta situatë të ndodhë që Shqipëria të vazhdojë të jetë e mbushur me kriminelë në parlament”, tha Basha. Me tej Basha tha: Gjermania ka qenë dhe është mbështetëse e madhe e Shqipërisë në çdo front dhe në veçanti për integrimin europian. Për këtë i shprehu mirënjohje ministrit, kancelares dhe popullit gjerman.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.