E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lushnjë/  Flasin prindërit e 18-vjeçares që u vetëvra: Kishin 1 muaj të martuar, e akuzonte për tradhëti!
Lajme

Lushnjë/ Flasin prindërit e 18-vjeçares që u vetëvra: Kishin 1 muaj të martuar, e akuzonte për tradhëti!

Një 18-vjeçare është vetëvrarë sot në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Fier-Shegan, në rrethin e Lushnjës duke pirë fostoksinë.

Familjarët e të ndjerës pretendojnë se bashkëshorti e ka çuar të renë drejt aktit fatal, shkruan mcn.

Pretendohet se bashkëshorti e akuzonte të ndjerën për lidhje jashtëmartesore dhe konfliktoheshin vazhdimisht, ndonëse kishin vetëm 1 muaj të martuar.

“Shkaku që e çoi në vetëvrasje të renë është bashkëshorti. Të paktën kështu pretendojnë prindërit e saj, që e kishin marrë vajzën në shtëpi, 1 muaj pasi ishte martuar me 24-vjeçarin. Kishte zënka të vazhdueshme me bashkëshortin. Ai kishte një biznes dhe ata ziheshin për shkaqe xhelozie.

24-vjeçari e akuzonte për lidhje jashtëmartësore. Vajza është ndjerë në presion dhe ka shkuar në shtëpinë e prindërve dhe ka pretenduar se akuzat e bashkëshortit ishin shpifje, dhe asgjë s’ishte e vërtetë. Bashkëshorti po ndiqet në gjendje të lirë për shkaktim të vetëvrasjes”, shkruan mcn.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.