E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LVV zyrtarizon kandidatin e saj për Prishtinën
Publik News

LVV zyrtarizon kandidatin e saj për Prishtinën

Lajmi është konfirmuar nga LVV, Qendra Prishtinë.

“Në një proces demokratik e të mirë menaxhuar në aspektin e respektimit të masave anti-covid, delegatët nga pikat tona në fshatra e qytet, kanë votuar me shumicë votash kryetarin e Qendrës sonë, Arben Vitia, si kandidat për kryetar të Prishtinës”, thuhet në postimin e VV-së në rrjetin social Facebook.

Referuar njoftimit të VV, kandidimi i Vitisë ka ardhur pas konsultimeve nga Këshilli i Qendrës në Prishtinë.

“Dje pasdite, është mbledhur Këshilli i Qendrës së Prishtinës, për të votuar kandidatin për Kryetar të Prishtinës nga rradhet tona dhe kandidatët për asamblenë komunale”.

Po ashtu, LVV thekson se “në bazë të statutit tonë, delegatët votuan edhe gjysmën e kandidatëve për asamble në listën tonë, listë e cila e plotë do të publikohet në fillim të javës”.

Arben Vitia, në zgjedhjet komunale, do të ketë rival Përparim Ramën nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Uran Ismailin, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Selim Pacollin nga Aleanca Kosova e Re (AKR).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.