E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mafien e kredive  e mbron  GUVERNATORI Sejko
Lajme

Mafien e kredive e mbron GUVERNATORI Sejko

Kush janë 2 estonezë, mafia MCA/ADCA?

IuteCredit në Shqipëri, që zhvat shqiptarët me sekuestrime mafioze dhe kredi me interes deri në 300 %, është pjesë e AS IuteCredit Europe, e skeduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pastrimin e parave të oligarkëve rusë, pjesë e regjimit të Vladimir Putinit.

Ky institucion mashtrues financiar, i hetuar në shumë vende për krime ekonomike, mashtrime dhe pastrim parash, është i lidhur me miliarderin rus Oleg Boyko, i afërt me Putinin.

Oligarku rus, i sanksionuar nga ameriakanët, ia ka besuar drejtimin e IuteCredit një personazhi të quajtur Akan Ajdini, ish bankier i BKT, një tjetër lavatriçe e pastrimit të parave në Shqipëri, me pronar turkun Ahmet Çalık, me lidhje të forta me Ilir Metën.Akan Ajdini është kunati i gazetarit Blendi Fevziu, pranë TV Klan, pronari më i madh i tokave nga Tirana deri në Gjirin e Lalzit.

Për makinacionet dhe aktivitetin zhvatës të IuteCredit në Shqipëri, Akan Ajdini besohet se ka shfrytëzuar influtencat e Fevziut, sidomos në raport me Gent Sejkon, ushtar i disa oligarkëve të Tiranës në krye të Bankës së Shqipërisë.

Një raport inteligjence i Senatit të SHBA e citon oligarkun rus Oleg Boyko si person “Me lidhje shqetësuese me qeverinë ruse, inteligjencën dhe shërbimet e sigurisë së Rusisë dhe me lidhje me krimin e organizuar. Shtypi moldav ka raportuar se Boyko ishte i përfshirë në një operacion të mbeshtetur nga Kremlini për influencimin e jashtëm të zgjedhjeve atje,” shkruhet në raportin sensitiv të SHBA, ku disa paragrafë janë të censuruar.Oleg Boyko kontrollon edhe kompaninë Credit 2 All (Digital Finance International SHPK), e përfshirë në krime kibernetike kundër Shqipërisë.Mbulesa e rusëve për IuteCredit në Tiranë janë dy estonezë Tarmo Sild dhe Allar Niinepuu, me mëkëmbësin e tyre Akan Ajdini.

Estonenzët e “Iutecredit Albania” që kishin në pronësi 100% të kompanisë “Final” shpk me nipt K81311012P, një tjetër shoqëri mikrokrediti, ia shitën aksionet e tyre 1 miliard lekë një shqiptari nga Tirana me bekgraund negativ përballë institucioneve shqiptare.Arben Meskuti, pronari i ri i mikrokredi “Final” shpk, individ me problem me drejtësinë, pasi është ndaluar nga Ministria e Drejtësisë të ushtrojë profesionin e avokatit dhe përmbaruesit, po drejton të njëjtën skemë financiare me norma interesi kredie jashtë çdo standarti, njësoj si Shpend Maxhera në Kosovë dhe Akan Ajdini në Shqipëri.Meskuti është pjesë e kartelit mafioz më famëkeq i mikrokredive në Shqipëri.

Karteli mafioz i mikrokredive mban emrat famëkeqë të Olsi Ibro, Elda Ibro dhe Arben Meskuti.Të tre kanë vite që punojnë makinerinë e tyre “piramidale” MCA-ADCA-FINAL duke mashtruar e vjedhur shqiptarët, sidomos nga periudha e pandemisë, kur nëpërmjet shantazhit me banka, arritën të vjedhin miliona euro.Skema e institucioneve financiare të mikrokredisë që përfitojnë nga jeta e vështirë e njerëzve në nevojë, përthithet nga “Tranzit” shpk, institucion me pronarë në ishujt Kajman dhe “tutor” shqiptar Andi Ballta.

Ky i fundit, nga kamarier në SHBA, ka arritur të blejë dy banka me vlerë 150 milonë euro.

Dëbime dhe rrjepje

Ndërsa disa vende të rajonin e kanë dëbuar për shkak të skedimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pastrimin e parave të oligarkëve rusë dhe zhvatjen e qytetarëve, Iute Credit vijon të bëjë kërdinë në Shqipëri, duke rrjepur mijëra familje të varfëra me kredi me norma interesi deri në 300 %.

Piramida financiare Iute Credit aplikon metoda të ndryshme për të tërhequr njerëzit, duke i futur në kurthin e kredive brenda disa minutash, duke i ‘rrjepur’ më pas nga paratë, me komisione dhe norma intetesi të çmendura.

Kush nuk ka mundësi për të paguar këstet, kalon në duart e mafies MCA/ADCA, që të marrin edhe pantallonat.

Nëse merr tek lute Credit, për shembull, një kredi me vlerë 1 milionë lekë të vjetra, për dy vite, në total duhet të paguash 1.89 milionë lekë.Pra, norma e interesit te lute Credit është rreth 90 %, jashtë çdo standardi dhe logjike tregu.

Për blerjet me kësete, interesat e Iute Credit shkojnë deri në 300 %, një çmenduri që ndodh vetëm në Shqipëri.

Nëse do të blesh një telefon me vlerë 1 mijë euro, nëse e merr me këste tek Iute, nê fund do paguash deri në 3 mijë euro.

Kjo është e vërteta e thjeshtë dhe e hidhur. Gjithçka tjetër është reklamë dhe forma mashtrimi për të futur qytetarët në skemë e zhvatjes nga paratë.

Po kush është ai ‘budalla’ që do shkonte te lute Credit për të marrë një kredi, duke paguar dyfishin?!

Norma të tilla interesi kanë edhe institucione të tjera financiare jo banka, në marrëveshje me njëra-tjetën, kështu që një qytetar, kur detyrohet të marrë një kredi nga halli, do të paguajë dyfishin tek secila bankë që do të zgjedhë.

Pikërisht ky pazar mes tyre, për kapjen e tregut, është hetuar nga Autoriteti i Konkurrencës.

Prapaskena mëson karteli mafioz Iute Credit, Credo.al, Fondin Besa, Mogo etj., kanë blerë kupolën e Autoritetit të Konkurrencës.Jo vetëm kaq. lute Credit, në disa raste, duke manipuluar dokumentet, ka bërë me kredi edhe të vdekurit.

Kosova dëboi Iute Credit, tek ne e mbron Sejko

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës mori një vendim drastik në vitin 2019 kur mbylli dy institucione financiare mikrokredie “Iute Credit” Kosovë dhe “Monego”.

Këtë vendim Banka Qëndrore e Kosovës e njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme për median.

Guvernatori i BQK tregoi për opinionin publik se po mbyllnin dy kompani mikrokrediti që kishin aplikuar norma tepër të larta interesi në kredi dhe jashtë çdo standarti të lejuar.

Guvernatori njoftoi popullatën e Kosovës se “Normat shumëfish të interesit që kishin aplikuar këto dy kompani në kredi ishin jashtë çdo standarti” dhe “këto dy kompani jo vetëm kanë rrezikuar interesat e huamarrësve kosovarë por kanë paraqitur rrezik dhe për stabilitetin financiar në vend”.

Guvernatori i BQK tha publikisht se “BQK nuk do të lejojë asnjëherë që kompani të tilla mikrokrediti që nuk zbatojnë kërkesat rregullative dhe ligjore të vendit dhe të cilat shfrytëzojnë kushtet e vështira financiare në të cilat gjendet një pjesë e popullsisë, duke sjellë shërbime që e varfërojnë dhe e vështirësojnë më tepër jetesën e tyre, të lejohet të vazhdojnë aktivitetin”.

Në Shqipëri ky kartel mafioz mbrohet nga Guvernatori Gent Sejko, pasi është ortak i kamufluar me to, madje edhe kuanti i tij ka një bankë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.