E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Majko pjesë e listës së hapur në Tiranë: Beteja ime do të jetë në Kavajë e Rrogozhinë
Lajme

Majko pjesë e listës së hapur në Tiranë: Beteja ime do të jetë në Kavajë e Rrogozhinë

Pandeli Majko ka njoftuar në një postim në rrjetet sociale se ka firmosur dokumentet për të kandiduar për deputet, duke theksuar se do të vazhdojë angazhimin e tij në krah të Partisë Socialiste dhe familjes së tij politike.

Majko i cili është  zëvëndësuar nga Ilda Gjuzi do të jetë pjesë e listës së hapur të PS në Tiranë, theksoi se beteja më e rëndësishme për të është përpjekja për të bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të mbështesin dhe votojnë Partinë Socialiste, duke u angazhuar të vazhdojë punën organizative në Kavajë dhe Rrogozhinë.

Postimi i plotw:

Firmosa dokumentet e kandidimit për deputet, që të vazhdoj në krah të familjes sime, PSSH, atë që kemi nisur, edhe pas zgjedhjeve të 11 majit!
Jam i bindur, se një burrë nuk lind për të drejtuar, por i përgjigjet thirrjes dhe bën detyrën!
Bufi ushqehet me minj!…
Sot beteja më e rëndësishme është që Shqipërinë ta bëjmë një vend më të mirë!
Votoni shokët dhe shoqet e mija në Listën e Hapur! Unë, jam vetëm një prej tyre!
Beteja ime organizative do të jetë në Kavajë dhe Rrogozhinë, dhe kudo që do të jem i nevojshëm, për të bërë detyrën dhe detyrimin ndaj kujtdo që beson tek e ardhmja europiane!
Votoni Partinë Socialiste!
Do tja dalim, BASHKË!
Shqipëria e fëmijëve tanë, është e para!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.