E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina me lojtarët e Juventusit përplaset me patrullën e policisë. Tre bardhezinj…
Sport

Makina me lojtarët e Juventusit përplaset me patrullën e policisë. Tre bardhezinj…

Një incident i tmerrshëm ndodhi ditën e sotme, rreth orës 14:00, në kryqëzimin mes rrugës Potenza dhe Luini, në Torino.

Makina që është përplasur me patrullën e policisë, me dy agjentë në bord, ishte një Mercedes Coupe që transportonte disa futbollistë të ekipit Primavera të Juventusit.

Makina e policisë është përmbysur pas përplasjes së fortë, ndërsa agjentët ndodhen në spital, edhe pse jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka pasur edhe ambulanca të ndryshme, që kanë transportuar në spital edhe lojtarët e Juventusit. Tre futbollistët kanë marrë plagë të lehta

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.