E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina në Vlorë përfundon në kanal, plagosen dy të moshuarit
Uncategorized

Makina në Vlorë përfundon në kanal, plagosen dy të moshuarit

Një aksident i rëndë është regjistruar në Vlorë. Makina tip “Hunday”, ka përfunduar në kanal në autostradën Levan-Vlorë.

Një çift të moshuarish, te cilët vinin nga Tirana në drejtim të Vlorës kanë humbur kontrollin duke dalë në një kanal jashtë rrugës.

Të moshuarit janë plagosur rëndë, ndërsa janë nisur drejt spitalit të Vlorës.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i të plagosurve, teksa policia po heton aksidentin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.