Reshjet intensive të shirave që kanë rënë javën e fundit kanë shkaktuar probleme dhe në Kosovë. Mediat atje shkruajnë për përmbytje shtëpish dhe tokash.
Gjatë orëve të fundit në Fushë Kosovë, si pasojë e reshjeve intensive, një pjesë e lagjes Dardania është përmbytur nga uji. Nga një video që publikohet nga mediat atje, shihet se makinat e parkuara në lagje janë të mbuluara nga uji.
Edhe në Shqipëri prej ditësh situata paraqitet problematike me përmbytjet, kryesisht në veri të vendit, në Lezhë e Shkodër. Mbi 2 mijë hektarë tokë janë nën ujë, ndërsa janë shembur rrugë e ura.



