E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makineria naziste e shërbimit social në vitin 2018
OP-ED

Makineria naziste e shërbimit social në vitin 2018

Klodian Tomorri

Stela Dervishi është një vajzë vetëm 7 vjec nga Lekaj e Lushnjës. Per shkak të një semundje në rrugët e frymarrjes ajo nuk mund të marrë frymë si gjithë femijët e tjerë dhe ka nevojë që disa herë në dite të përdor një aparat të posacëm, i cili funksion me energji elektrike. Por prej një jave shteti ja ka prerë dritat familjes së Steles ngaqë prinderit e saj janë te varfër dhe nuk kanë para të paguajë faturën e energjisë. Praktikisht ky është dënim me vdekje dhe ekzekutori është qeveria.

Shërbimi shtetëror social, institucioni që administron ndihmën shtetërore për shtresat në nevojë është shnderruar në një makineri e pamëshirshme shfarosje, që operon me metoda naziste. Familja e Stelës jeton në skamje deri në pikën që nuk mund të paguajë energjinë per aparatin që mban në jetë femijën e saj. Por as kjo nuk ka mjaftuar që sherbimi social t’ia miratojë ndihmën ekonomike duke u kthyer në një gjykatë që vendos se kush jeton dhe kush jo. Biznes nazistësh.

Në vjeshtën e vitit 1939 Hitleri nisi një program sekret të quajtur Aktion T4, i cili autorizonte mjekët gjermanë të vrisnin femijët që nuk konsideroheshin si të shendetshëm fizikisht apo mendërisht. Përmes programit u vranë mbi 275 mijë femijë me eutanazi të sforcuar.

Seleksionimi i fëmijëve bëhej permes një programi të avancuar shkencor të ngritur nga Karl Brandti. Njësoj si sistemi i pikezimit që përdor sherbimi ynë social për të percaktuar se kush merr ndihmë ekonomike dhe kush duhet të vdesë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.