Mal i Zi/Konstituohet parlamenti i ri
Verifikohen mandatet e 81 deputetëve të zgjedhur nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit në Malin e Zi. Zgjedhja e kryetarit të ri të parlamentit u shty për një seancë të re pasi nuk u dorëzua asnjë propozim për kandidatin e mundshëm për këtë pozicion.
Lëvizja “Evropa Tani”, e cila fitoi numrin më të madh të votave, nisi bisedimet për formimin e qeverisë së 44-të të Malit të Zi, ndërsa ka miratuar 10 parime për formimin e kësaj qeverie.
Presidenti Jakov Milatoviç ka njoftuar se do të fillojë konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për kandidatin për kryeministër të ri të Malit të Zi. Bashkimi Europian i bëri thirrje aktorëve politikë në Mal të Zi që të formojnë sa më shpejt parlamentin dhe qeverinë e re për të nxitur reformat në lidhje me anëtarësimin në BE.
Mali i Zi konsiderohej si lider i rajonit në procesin e anëtarësimit në BE, por progresi i pamjaftueshëm në reformat e nevojshme ka ndikuar në mungesën e konferencave ndërqeveritare të anëtarësimit që nga dhjetori 2021. Qeveria e re pritet të ketë 22 ministri dhe departamente dhe katër nënkryetarë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



