E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Malësia e Krujës zgjohet nën petkun e bardhë të dëborës
Lajme

Malësia e Krujës zgjohet nën petkun e bardhë të dëborës

Reshjet e njëpasnjëshme gjatë natës kanë sjellë këtë mëngjes një pamje të rrallë në Malësinë e Krujës, e cila është mbuluar nga dëbora. Fshatra malorë si Shkreta, Bruz Mali, Qafë-Shtama dhe zona të tjera përreth janë zbardhur, me trashësi dëbore që ka arritur në disa centimetra.

Megjithëse reshjet ishin të dendura, deri tani nuk raportohet për bllokime rrugësh apo probleme serioze infrastrukturore. Lëvizja e automjeteve në akset kryesore po zhvillohet normalisht, ndërsa autoritetet vendore mbeten në gatishmëri për çdo situatë.

Rënia e ndjeshme e temperaturave ka krijuar një kontrast të fortë me ditët e ngrohta të mëparshme. Brenda pak orësh, qytetarët janë detyruar të lënë veshjet e lehta verore dhe t’i rikthehen rrobave të trasha dhe xhupave dimërorë.

Malësia, ndonëse e mbuluar nga e bardha, ka sjellë sot një panoramë dimërore të pazakontë për fillimin e tetorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.