Mali i Zi dhe Japonia hapen plotësisht
Shumë vende të botës kanë filluar lehtësimin e masave pas pezullimit të shkaktuar prej Covid 19.
Greqia është një prej shteteve fqinje që po hapet, duke lehtësuar masat me fillimin e sezonit turistik.
Nga 16 maji, rreth 500 plazhe janë të hapura. Reuters shkruan se vendi u përpoq të ruante një linjë mes mbrojtjes së njerëzve nga COVID-19, por nga ana tjetër do të ringjallë turizmin që është shumë i rëndësishëm në ekonomi.
Pavarësisht humbjeve të mëdha nga 4 maji, ajo filloi një lehtësim fazave të bllokimit që kishin filluar që nga mesi i marsit.
Ekspertët kanë deklaruar se presin një rënie prej 5% deri në 10% të prodhimit ekonomik këtë vit, përpara se të rikuperohen në 2021.
Nga ana tjetër edhe Japonia dhe Mali i Zi e kanë shpallur veten të lirë nga virusi;
Japonia e sheh veten të lirë nga Covid. Qeveria ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Kjo sipas tyre është bërë pasi kanë arritur ta vënë nën kontroll Covid dhe tashmë rreziku është i ulët.
Nga ana tjetër edhe Mali i Zi ka bërë të njëjtën gjë, duke u bërë vendi i dytë në Europë që zyrtarisht raportoi se nuk ka raste aktive të COVID-19.
“Mali i Zi është #CoronaFree. Nuk ka më raste # COVID19 “, thuhet në postimin e qeverisë së Malit të Zi e cila shton se “nuk ka më njerëz të infektuar me koronavirusin e ri në Mal të Zi”.
Sakaq në Evropë, Çekia sot hap të gjitha kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë, mirëpo ende vlejnë disa rregulla për turistët e huaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



