E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mali i Zi,renditet i treti në botë për shkallën e infektimit me koronavirus, vendos orën policore
Publik News

Mali i Zi,renditet i treti në botë për shkallën e infektimit me koronavirus, vendos orën policore

Që nga pranvera që Mali i Zi ka qenë  një nga vendet me shkallën më të lartë të infeksioneve në rajon dhe më gjerë.

Sot është vendi i dytë në Evropë për raste të reja në raport me popullsinë e tij me një normë rekord prej 90 rastesh të reja në ditë për 100 mijë banorë.

Kështu Trupi Kombëtar i Koordinimit për Sëmundjet Infektive të Malit të Zi vendosi një ndalim të daljes nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Me këtë rast u vendos shkurtimi i orëve të punës së njësive hotelierike dhe të shërbimeve me dy orë dhe të zgjasë periudhën e ndalimit të largimit nga ndërtesat e banimit me aq shumë, njoftoi Qeveria e Malit të Zi.

Masat do të zbatohen nga e mërkura, 25 nëntor deri më 8 dhjetor, deri kur zgjatet aplikimi i masave të miratuara më 13 nëntor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.