Maliq, arrestohet 41-vjeçari që përndiqte vajzën
Policia në Maliq ka arrestuar një 41-vjeçar për përndjekje.
Mësohet se një vajzë nga fshati Sheqeras ka bërë kallëzim pranë komisariatit të Maliqit duke treguar se prej 1 viti, një 41-vjeçar e përndiqte në rrjete sociale, i dërgonte kërcënime në “Facebook”.
Përndjekja nuk ka qenë thjesht në rrjete sociale, pasi 41-vjeçari me iniciale T.Sh. i shkonte te banesa e prindërve në fshat dhe dyshohet se edhe ka goditur babain dhe vëllain e vajzës.
Pas kallëzimit, ai u arrestua menjëherë nga policia ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



