E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mallkimi i fjalës!
Publik News

Mallkimi i fjalës!

Elona Caslli

Në Shqipërinë time, në Shqipërinë tënde, në Shqipërinë e të mençurit, në Shqipërinë e të marrit, në Shqipërinë e dritës, në Shqipërinë e territ, në Shqipërinë e fqinjit, në Shqipërinë e të panjohurit, në Shqipërinë e të gjithëve vlon mallkimi i fjalës!

Në zonat veriore të Shqipërisë kur duan të mallkojnë dikë, mallkojnë fjalën e tij, duke i thënë: Të vdektë fjala!

Çfarë do të thotë të të vdesë fjala?! Çfarë do të thotë ta varrosësh fjalën?! Çfarë do të thotë të dënohesh përjetësisht me heshtje?!

Nuk ke të drejtë të flasësh, sepse fjala të ka vdekur.

Nuk ke të drejtë të kërkosh të drejtën, se e varrose fjalën.

Ke vetëm një të drejtë: të heshtësh.

Po, vetëm kjo e drejtë të përket!

Të heshtësh kur vesi burgos virtytin.

Të heshtësh kur marrëzia udhëheq urtinë.

Të heshtësh kur verbëria të dikton udhën.

Të heshtësh kur kupton se ardhmja është peng i së shkuarës.

Të heshtësh, të heshtësh, të heshtësh, derisa një ditë, t’i bashkohesh në përjetësi fjalës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.