Mamaja kërkon ndihmë për gjetjen e ilaçit “Lamal”
Ka djalin me epilepsi
Në redaksinë tonë ka ardhur një mesazh lidhur me mungesën e një ilaçi në farmaci.
Mamaja shprehet se djalin e kapin shumë shpesh krizat e epilepsisë dhe ilaçi e ndihmon që të qetësohet. Ajo është e gatshme të paguajë për kutitë e ilaçit që mund të gjenden, duke kërkuar ndihmën e çdo farmacisti që mund të ketë stok të ilaçit “Lamal”.

“Mos ndokush nga farmacitë këtu në Tiranë ka akoma ndonjë kuti të këtij ilaçi që më duhet për djalin qe kam me epilepsi. Kam vite qe e kuroj, po kam 4 muaj që e mjekoj me ilaçin “LAMAL”. Ka dit që nuk ka në asnjë farmaci. Do t’ju kisha lutur kundrejt pagese jo falas që të më ndihmoj me ato kuti që kanë. Nuk e lë dot pa mjekim, sepse krizat e kapin shumë shpesh dhe e vetmja shpresë për ne që të jetë më qet është ky ilaç. Faleminderit nëse ndokush më ndihmon dhe mirëkupton”, shkruan ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



