E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mamurras/ 17-vjeçari humb jetën nga kontakti me rrymën elektrike
Lajme

Mamurras/ 17-vjeçari humb jetën nga kontakti me rrymën elektrike

Një 17-vjeçar ka humbur jetën në Mamurras, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mamurras ku një 17-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas policisë, 17-vjeçari ka ndërruar jetë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij.

Burime për mediat raportojnë se viktima po punonte në tarracën e banesës. Duke lëvizur një skelë metalike, aksidentalisht ka prekur në linjën që kalonte mbi banesë, duke i shkaktuar vdekjen 17-vjeçarit.

Adoleshenti i i identifikuar me inicialet E.H. është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën.

“Mëngjesin e sotëm, në Mamurras, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij, shtetasi E. H., 17 vjeç.  

17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën”, njofton policia.

Sakaq, grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.