E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Man. United fiton me supergolin e Young / Tottenham ngec në shtëpi
Sport

Man. United fiton me supergolin e Young / Tottenham ngec në shtëpi

Manchester United sot fitoi 1-0 ndaj Brighton-it në ndeshjen e javës së 13-të në Premier League, duke i qëndruar afër skuadrës kryesuese në ishull, Manchester City. Një gol spektakolar nga Ashley Young në të 66’ mjaftoi që djemtë e trajnerit Jose Mourinho të siguronin 3-pikëshin. Vendësit qenë shumë të organizuar gjatë gjithë takimit dhe e menaxhuan mirë çdo përpjekje të kundërshtarëve për të kundërsulmuar.

Tottenham, ndërkohë, u ndal nga West Brom me barazim 1-1. Skuadra e trajnerit Mauricio Pochettino u duk disi e lodhur pas ndeshjes së mesjavës në Champions League. Miqtë shënuan të parët me Rondonin, kurse “The Spurs” barazuan me gjigantin Kane. Tottenham tani e sheh veten në vendin e katërt me 24 pikë në renditje. Pas pak nis kryendeshja e së shtunës, Liverpool-Chelsea.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.