E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mançester Siti përmbys PSG-në dhe blindon vendin e parë, Reali kualifikon veten dhe Interin
Sport

Mançester Siti përmbys PSG-në dhe blindon vendin e parë, Reali kualifikon veten dhe Interin

Mançester Siti ka siguruar vendin e parë në grup në Ligën e kampioneve pas një fitoreje më përmbysje kundër PSG-së.

Në një ndeshje spektakolare në Angli, ishte Mbape ai i cili shënoi i pari, por rezultati u përmbys nga golat e Sterling dhe Gabriel Zhezus, të cilët i dhuruan kështu ekipit të Guardiolës vendin e parë në grup.

Një ditë e mirë ishte edhe për Sporting, i cili përfitoi nga kriza e Borusia Dortmund për ta mundur 3-1 dhe për t’i rrëmbyer vendin e dytë në grup, pas krahëve të Ajaksit të kualifikuar.

Kurse Reali siguroi kualifikimin për veten dhe për Interin me fitoren 3-0 ndaj Sherif Tiraspol, duke kthyer ndeshjen me zikaltërit në finalen për vendin e parë.

GRUPI A

MANÇESTER SITI- PSG 2-1
63′ Sterling. 76′ Gabriel Zhezus / 50′ Mbape

KLUB BRYZH- LAJPCIG 0-5
12′, 90’+3′ Nkunku, 17′, 45′ Forsberg, 27′ Andre Silva

GRUPI C

SPORTING LISBONË- DORTMUND 3-1
30′, 39′ Goncalves, 81′ Porro / 90’+3′ Malen

dddddddd

GRUPI D

SHERIF TIRASPOL- REAL MADRID 0-3
30′ Alaba, 45’+1′ Kros, 56′ Benzema

dddddddd

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.