E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manchester City  dhe Interi sigurojnë  fitore në çerek-finalet e para të Champions League
Sport

Manchester City dhe Interi sigurojnë fitore në çerek-finalet e para të Champions League

Kanë mbaruar para pak minutash dy ndeshjet e para çerek-finale të Champions League dhe spektakli nuk kishte si të mos mungonte.

Zikaltërit nën drejtimin e Simone Inzaghi arritën të marrin një fitore bindëse ndaj Benfica-s. Barella ishte i pari që shënoi në minutën e 51-të, ndërsa Lukaku me një penallti vulosi rezultatin 2-0. Ndeshja e kthimit Inter-Benfica do të luhet më 19 prill.

Nga ana tjetër, Manchester City tregoi se është një pretendent për të fituar trofeun e më të mirëve të Evropës. Rodri në minutën e 27-të, Bernardo Silva në 70-tën dhe Haaland në minutën e 76-të ishin ata që i sollën fitoren e bindshme “qytetarëve” që luajtën kundër Bayern Munich në shtëpinë e tyre në Etihad Stadium. Ndeshja e kthimit luhet më datë 19 prill, kësaj here në Allianz Arena.

Nesër në orën 21:00 do të luhen dy ndeshjet e tjera të çerek-finaleve. Real Madrid përballet me Chelsea ndërsa Milan me Napolin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.