E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mancini: Balotelli e ka derën e hapur në Kombëtaren italiane
Sport

Mancini: Balotelli e ka derën e hapur në Kombëtaren italiane

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka këmbëngulur se Mario Balotelli ende e ka derën e hapur për t’u kthyer në ekipin kombëtar, si dhe ka shpresa të mëdha për lojtarët e talentuar italianë Nicolo Zaniolo, Federico Chiesa dhe Patrick Cutrone.

Balotelli nuk është paraqitur për Italinë që prej shtatorit, por së fundmi iu bashkua Marseilles nga Nice dhe shënoi gol në debutimin e tij për skuadrën e Rudi Garcias, derisa Zaniolo, Chiesa dhe Cutrone janë duke mahnitur për paraqitjet e tyre për Romën, Fiorentinën dhe Milanin këtë sezon.

“Zaniolo është duke u përmirësuar nga ndeshja në ndeshje dhe po bën shumë mirë”, tha Mancini në një konferencë për media të hënën.

“Para katër muajve, ai nuk luajti, por tani është titullar për Romën: nëse luan për Romën në Ligën e Kampionëve, atëherë mund të luash edhe për ekipin kombëtar”, shtoi Mancini.

“Shpresoj që të rinjtë tjerë do ta ndjekin rrugën e tij”, theksoi ai.

“Balotelli? Nuk e kemi humbur nga shikimi asnjë futbollist. Mario është pjesë e grupit, ai e di këtë shumë mirë dhe po ashtu e di se varet nga ai, jo në mua”, insistoi Mancini.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.