E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani: Drejtorët nuk bëjnë asnjë votë! Ata janë dordolecët që e trembin votën
Sot

Manjani: Drejtorët nuk bëjnë asnjë votë! Ata janë dordolecët që e trembin votën

  
Gabim e ka PD që ndalon drejtorët e pushtetit të dalin në fushatë! Le të dalin sepse vetëm fushatë nuk bëjnë dot.

Kujt i bëjnë fushatë ata?! Njerëzve që ju kanë marrë shpirtin për një shërbim të thjeshtë? Po pse mo njerëzit janë budallenj dhe i duan fort drejtorët?!

Lërini more të bëjnë fushatë që të humbin vota! Duke i larguar nga fushata i bëhet mirë partisë që i vuri drejtorë. Prandaj se kuptoj këtë sjellje të PD-së.

Drejtorët nuk bëjnë asnjë votë! Ata janë dordolecët që e trembin votën. Nuk kanë patur hajër asnjë parti me drejtorë! Nëse nuk e keni mësuar këtë mësojeni!

Të mos hymë tek muhabetet e korrupsionit, se aty nuk mbarojmë dot as pas datës 25! Po edhe në këtë këndvështrim: lërini të kthejnë diçka nga ato që kanë marrë! Lërini se prap skanë për të marrë asnjë votë më shumë nga çfarë merr partia që përfaqësojnë!

Lërini të dalin edhe në media për fushatë se ngjajnë qesharakë! Qeshni kur ju thonë njerëzve “ma jepni votën që të rri drejtor”… hahahahahaha.

Nuk bëjnë asnjë votë, më besoni! Asnjë! Vetëm heqin vota!

Nëse i doni të mirën kundërshtarit politik, hiqini drejtorët nga fushata!

Shëndet!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.