Manjani i drejtohet Tavos: Veliaj të mëson si vidhet
Kujdes, ku fut hundët Veliaj, ka të këqija
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale ka komentuar takimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kandidatit të mazhorancës për bashkinë Himarë, Vangjel Tavo.
Manjani i thekson Tavos se Veliaj të mëson vetëm sesi të vjedhësh fondet dhe sesi përlahen pronat private me policë.
Ish-ministri i drejtohet kandidatit socialist për Bashkinë Himarë se atje ku i fundit hundët Veliaj, vetëm të këqija dalin.
Reagimi i plotë: 
Dje qenka parë në Himarë Veliu i hajnisë së Tiranës. Kishte dalë t’i jepte një dorë Tavos mo ej… Po që e paska patur Tavon mentor?! Nejse po Veli hajni paskësh dalë ti “jepte një dorë” Tavos, ta mësonte dmth se si vidhen 100% fondet dhe se si përlahen pronat private me policë.
Tavooo, kujdes vlla!
Nuk duken mirë punët. Te bashkia që do të hysh ti, ja kanë marrë dorën arrestimeve. Nuk di shumë, po ku fut hundët Veliu i hajnisë, vetëm gjëra të këqija dalin..! Apo mos mendon se tashmë Rama dhe PS ta kanë falur ç’u bëre për 8 vite me radhë?!
Në paç qenë vërtetë dhe mentor i tij, e paske rrethanë rënduese..!
***** # Kohë të keqe gjete për dasëm o Safa…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



