E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani i përgjigjet ‘Llumit të Ramës’:  Në Albanistan po të foli mirë ambasada amerikane je Boss!!!
Publik News

Manjani i përgjigjet ‘Llumit të Ramës’: Në Albanistan po të foli mirë ambasada amerikane je Boss!!!

Në një reagim të fortë në rrjetet sociale ish- ministri Manjani e quan Ramën llum je vetë !

E parashikuam dje edhe llumhanen që do lëshojë bosi, kur kapet në flagrancë…

Meqë ra fjala, sot pranon publikisht, për herë të parë, se paska strehuar edhe 2000 iranianë… Ngaqë është human dhe transparent, prandaj!

Statusi i plotë i Ylli Manjanit

Siç e parashikuam!

Gjasme humanizmi është thjesht kolla për të fshehur pordhët politike.

Po të ishte për humanizëm nuk kishte pse të negocionte Amerika. Shtetet i bëjnë gjestet humanitare duke mirpritur njerëz në rrezik e nuk bëjnë zë. Dhe ska pse ta zbulojë një angjensi lajmesh se ka bisedime, sepse qeveria humaniste e bën hapur vendimmarrjen e saj!!!

Për humanizmin nuk kërkohet bisedime, por gjeste.

Dhe, po, padyshim që nuk ka asnjë paragon krahasimi i një grushti Afganas në rrezik me strehimin e Hebrejve! Këto të fundit nuk i solli Amerika.

Por e gjitha është për politikë. Siç e parashikuam. Sepse në Albanistan po të foli mirë ambasada amerikane je Boss!!!

E parashikuam dje edhe llumhanen që do lëshojë bosi. E ka gjuhë standarte kur kapet në flagrancë. Pastaj e mbyll në emër të shumicës qeverisëse. Shumicës që sapo e ka vjedhur me ligj në zgjedhjet e fundit…

Meqë ra fjala, sot pranon publikisht, për herë të parë, se paska strehuar edhe 2000 iranianë… Ngaqë është human dhe transparent, prandaj!

Humanist leshi! Akoma nuk ka strehuar popullin e vet pas tërmetit, i paska ra ndërmend për Afganët!
Pfffff…

#llumjevetë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.