E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani i përgjigjet raportueses së PE-së: P*rdhi kali n’der t’hanit i thonë kësaj
Publik News

Manjani i përgjigjet raportueses së PE-së: P*rdhi kali n’der t’hanit i thonë kësaj

Pas deklaratave të raportueses së PE-së në Shqipëri, Isabelle Santos se janë duke monitoruar paketën “Anti-KÇK”, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në një postim në facebook, Manjani shkruan se nga Santos tek Knut Fleckenstein nuk ka asnjë ndryshim dhe nuk kanë për ta parë kurrë se si sundimi i ligjit tashmë është zëvendësuar me sundimin e bosit.

Manjani thekson se kjo që po ndodh në Shqipëri nuk është normale dhe as vetë nga BE nuk është pranuar të implikohej në Kosovë e Maqedoni.

Reagimi i plotë:

Reporterja e parlamentit të BE Isabel Santos, thotë se : “….. po monitorojmë anti KÇK dhe se do ndërhyjmë nëse ka shkelje të të drejtave të njeriut…”

Pordhi kali n’der t’hanit- i thonë kësaj deklarate.

Nëse ende nuk e kanë parë dhunimin flagrant të Kushtetutës, kur qeveria doli mbi parlamentin e nxorri një akt normativ; kur, po me të njëjtin akt anashkaluan parimet e procesit të rregullt ligjor; dhe nxorën jashtë funksioni vendimet e mëparshme gjyqsore, nuk kanë për ta parë kurrë se si sundimi i ligjit tashmë është zëvendësuar me sundimin e Bosit!

Siç nuk panë kanabisin xhanëm…!

Unë nuk kam asnjë problem nëse e thonë troç se në Shqipëri na pëlqen të sundojë Bosi dhe jo ligji, por ta thonë!

Ta thonë e të mbledhim mendjen! Por jo të na bëjnë për budallenj.

Jo deri këtu!

Në cilin vend të Europës ndodh kjo që në Shqipëri u duket normale?! As në Kosove e Maqedoni nuk u pranua nga vetë BE, përvoja Shqiptare!

Shumë turp! Nga Knuti te Isabela asnjë ndryshim..! Duket qartë se pilafi qyl me fruta deti është i mirë këtej nga ne…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.