E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani: Një i mbipushtetshëm kundër të gjithë vendit
Publik News

Manjani: Një i mbipushtetshëm kundër të gjithë vendit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se largimi i Edi Ramës nga drejtimi i vendit, i jep zgjidhje gjithë situatës së krijuar në vend.

ylli manjani

Në një postim në facebook, Manjani thotë se një i mbipushtetshëm është kundër vendit, por nëse ia heqim pushtetin nga dora zgjidhen shumë gjëra të rënda që po ndodhin, si ekonomia, pandemia, shteti, drejtësia, trafiku i drogës, kanabizimi, manipulimi ndërkombëtar, koncensionet, bashkitë e pushtuara nga njerëz pa zgjedhje, liritë e të drejtat, negociatat me BE dhe teatri.

Reagimi i Manjanit:

Duket si pa zgjidhje, por është krejt e thjeshtë politika tashmë.

Është një njeri me të gjitha pushtetet në dorë përballë shoqërisë. Nëse të gjithë ne nuk arrijmë tja heqim pushtetet nga dora, atëhere është më i zoti siç edhe i këndon vetes çdo ditë.

Por në thelb është e thjeshtë fare. Si kurrë më parë, nuk ka një grup kundër një tjetri, as një parti kundër një tjetri. Aq më pak një program kundër një tjetri. Jo!

Vetëm një person i mbipushtetshëm kundër gjithë vendit.

Kur të mos i ketë ato pushtete që ka do zgjidhen këto gjëra të rënda që ndodhin. Ekonomia, pandemia, shteti, drejtësia, trafiku i drogës, kanabizimi, manipulimi ndërkombëtar, koncensionet, bashkitë e pushtuara nga njerëz pa zgjedhje, liritë e të drejtat, negociatat me BE,  të gjitha zgjidhen.

Edhe teatri zgjidhet menjëherë, por duhet larguar nga pushteti i vetmuari i çdopushtetshëm.

Është kaq e thjeshtë!  Kot komplikohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.