E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani: Ok me Bashën por  parlamenti me ish kaçurrelsë e  kërpëratistë, nuk mund të marrin vendime kaq të mëdha
Publik News

Manjani: Ok me Bashën por parlamenti me ish kaçurrelsë e kërpëratistë, nuk mund të marrin vendime kaq të mëdha

Jam 100% dakort me atë 18 pika që propozon Lulzim Basha.

Janë 18 pika nga duhet të fillojë rivendosja e shtetit demokratik. Të paktën pluripartiak.

Por nuk pres që këto çështje kaq madhore ti diskutojnë e ti vendosin 4 persona rreth asaj tryeze të zezë, në bodrumin e Pallatit të Kongreseve.

Ato të 18-ta, janë çështje të mëdha. Shumë të mëdha që tejkalojnë jo atë tryezë të zezë, por një epokë 30 vjeçare.

Një cikël të tërë që nisi nga shkërmoqja e shtetit monist dhe përfundoi prap rithemelimin e shteti monist. 😔😔😔

Duhet diskutime të mëdha por dhe vendime kurajoze e të forta për t’u ndarë nga kjo epokë me cikël të mbyllur tashmë.

Sinqerisht nuk pres, as nuk shkon madje, që parlamenti me ish kaçurrelsë e kaçurelë kërpëratistë, as katranët me bojë që janë aty të marrin vendime kaq të mëdha.

Prandaj, ndoshta është më mirë të mbyllet një orë e më parë ajo tryezëz e zezë e atyre katër vetëve e ti hapim rrugë zgjedhjeve një orë e më parë.

Reforma të thella duhen bërë paskëtaj, pa asnjë dyshim. Kemi nevojë për një shtet të drejtë, të ballacuar, proporcional e të përgjegjshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.