Manjani paralajmëron rrezikun e çështjes së detit në Arbitrazh
Çka thënë ky mo?
Do ta çojë çështjen e detit në Arbitrazh?!
Seriozisht?
Apo si ecën me Arbitrazhin… Asnjë çështje të vetme nuk ka fituar! Vetëm borxhe e fatura të majme vijnë prej andej që duhen paguar kokërr më kokërr.
Tani duhet të diskutojmë edhe territorin e shtetit në Arbitrazh, ku s’kemi fituar asnjëherë të vetme?!
E pabesueshme!
Kush ja kërkoi këtë gjë xhanëm?!
Cilat konkretisht janë mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve tona, që kërkojnë zgjidhje nga “një palë e tretë” (Arbitrazh apo gjykatë ndërkombëtare)?!
Kësaj i thonë anashkalim i Kushtetutës së vendit, anashkalim i Gjykatës Kushtetuese me qëllim dhënien e hapësirës detare me vendime Arbitrazhi.
Dhe kundër kujt mendon ky se do fitojë ndërkombëtarisht, pa! Kundër Greqisë që ka rrjetin diplomatik më të përsosur të mudshëm.
I paimagjinueshëm niveli i papërgjegjshmërisë publike!
Gjykata jonë Kushtetuese ka lënë të hapur mundësinë e negociatave me Greqinë mbi bazën e parimit të equite. Është shumë e qartë kjo gjë.
A u bënë bisedime mbi këtë parim e nuk u dakortësuam?!
Si u merrka kaq kollaj vendim të shkojmë në arbitrazh për të rrezikuar lënien e një territori që sot e kemi?!
E keqja është se kur pranon arbitrazhin si juridiksion, vendimi i tij është i padiskutueshëm më.
Ndaj kujdes!
Mund të kushtojë shumë kjo gjë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



