E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani-Ramës; Shko jepi dorën Putinit, bëhu burrë!
Lajme

Manjani-Ramës; Shko jepi dorën Putinit, bëhu burrë!

Shko e jepi dorën Putinit!

Hiç mos e zgjat!

Jepja atë dorë dhe legalizoje Ballkanin e Hapur!

Jepja dorën, meqë i hamë bukën (grurin), megjithse po ja blejmë spo na e fal.

Bëhu burrë shteti dhe pranoje rrjeshtimin gjeopolitik ku na fute.

S’ke përse fshihesh më as pas lobimeve amerikane e as pas Vuçiçit. Shko direkt tek i zoti i punës, tek pronari i Ballkanit të Hapur.

Me atë rast mbledhim mendjen që për ca vite s’kemi më punë me Perëndimin.

Bien edhe këto teatrot idiote me reforma e me pisllëqe antikushtetutë. Duhet të na bjerë edhe iluzioni që jetojmë në demokraci.

Nuk jetohet me iluzione. As me rrena. Ndaj bëhu burrë shteti dhe jepja dorën Putinit edhe formalisht!

Sa më takon do të të përshëndes për burrninë, por kurrë për vendimin që ke marrë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.