Manjani “thumbon” Ramën: Me hashash vihet në gjumë shoqëria, politika dhe media
Rrugët e drogës kalojnë nga Shqipëria”. Kështu shkruante televizioni i njohur italian “RAI3” muaj më, ndërsa fliste për trafikun e drogës dhe mafien shqiptare. “RAI3” mesa duket nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga raportazhet që ngarkojnë Shqipërinë me akuzën se është një nga vendet me prodhimin më të lartë të kanabisit dhe se vetëm këtë vit, kultivimi u rrit me 1200%.
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani, shkruan në “Facebook” se nuk është aspak çudi që kultivimi i hashashit është 12 fishuar. Manjani shkruan se për aq kohë sa ekonomia e këtij vendi matet ende me investimet e huaja të para 10 apo 15 viteve më parë, remitancat kanë rënë, puna është e vështirë për tu gjetur, pagat nuk janë rritur që kur smbahet mend, pa dyshim që njerëzit do mbjellin hashash.
“Është 12 fishuar kultivimi i hashashit- thotë RAI 3. Asnjë çudi nuk është! Për aq kohë sa ekonomia e këtij vendi matet ende me investimet e huaja të para 10 apo 15 viteve më parë, remitancat kanë rënë, puna është e vështirë për tu gjetur, pagat nuk janë rritur që kur smbahet mend, pa dyshim që njerëzit do mbjellin hashash. Me hashash financohet edhe fukarallëku në rritje, por edhe kullafikimi i qyteteve dhe koncensionimi i pasurisë publike. Me ç’farë tjetër?!
Me hashash vihet në gjumë shoqëria, politika dhe media. Gjumë i ëmbël na qoftë! Të paktën kemi ende internet e antenë sateliti që të informohemi nga jashtë se ç’bëhet në vendin ku jetojmë e ku s’pipëtin njeri…! Sidoqoftë, këtë damkën e drogës nuk ja kishim borxh Rilindjes, me thënë të drejtën! Kurrë mos ja pafshin hajrin! P.S. Hidhni në gjyq edhe RAI 3 tani! Se fajin e kanë gjithmonë ata që flasin…“, skruan ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



