“MANUAL SHPJEGUES SI TI REZISTOJMË DIKTATURËS”
Nga Avokati Altin Goxhaj, përfaqësues i @Levizja AntiSoros
A DUHET TË PRANOJMË POSHTËRIMIN E TË TRAJTUARIT SI SKLLAV NGA PADRONI NË SURREL NËPËRMJET PLOTËSIMIT TË LEJE DALJES? A NA MBRON NENI 25 I KUSHTETUTËS NGA KY POSHTËRIM?
Siç ua kam thënë, 150 vjet më parë, dallimi në rrugë dhe mjedise publike apo punë jashtë midis QYTERARËVE ZEZAKË TË LIRË dhe SKLLEVËRVE para Luftës Civile në SHBA përcaktohej nga një letër që mbanin me vete:
🔴 Te ZEZAKËT qytetarë TË LIRË letra quhej ÇERTIFIKATË E QYTETARIT,
🔴 ndërsa ZEZAKËT SKLLEVËR kishin LEJE DALJE që i fimosej nga PADRONI!
Kështu dhe puna Juaj!
🔴 Shqiptarët e Lirë që ndodhen në Itali apo Greqi (apo kudo përveç Rusisë së Putinit apo Kinës së lejfenëve) kur dalin për punë apo dyqan, apo për të shëtitur fëmijën apo qenin kanë me vete një ÇERTIFIKATË VETËDEKLARIMI!
🔴 Ndërsa Shqiptarët Skllevër të Shqipërisë njësoj si skllevërit zezakë të Amerikës së dikurshme shtrëngojnë fort në dorë LEJE DALJEN e firmosur dixhitalisht nga PADRONI I SURRELIT!
DALLIMI ËSHTË I QARTË MIDIS SHQIPTARËVE TË LIRË TË EUROPËS EDHE SHQIPTARËVE SKLLEVËR TË SHQIPËRISË:
🔴 Në territorin europian qytetari konsiderohet njeri i lirë dhe ai nuk ka pse të marrë leje nëse duhet të dalë apo të mos lejohet të dalë nga shtëpia kur ai nuk është i diagnostikuar me infeksionin e virusit për të cilin është shpallur gjëndja e emergjencës apo fatkeqësisë natyrore! Shteti ka përcaktuar disa kufizime dhe limitime (të drejta apo të gabuara kjo do të vlerësohet kudo në javët apo muajt në vazhdim) por qytetari shqiptar si çdo qytetar brenda familjes europiane që u përkasin vendos vetë se kur do të dalë nga shtëpia për të shkuar aty ku i lejohet!
🔴 Në Shqipëri, skllavi shqiptar, ku mbi 1 milionë vetë nuk kanë njohuritë elementare të përdorimit të teknologjisë dhe komunikimit online, duhet të plotësojë një qerre me formularë online për një pafundësi kufizimesh dhe të shpresojë se do të marrë përgjgigje në kohë nga Qeveria! I gjithë sistemi duket sikur është programuar si eksperiment nga vetë Franc Kafka në kuadër të ndonjë romani groteskt dhe surreal! Kjo gjë mund të zgjidhej fare thjesht me një SMS VETËDEKLARIMI apo edhe më thjesht fare, si në Itali dhe Francë: me një copë FORMULAR VETËDEKLARIMI!
Përse është e nevojshmë që shqiptarët e Shqipërisë ndryshe nga familjarët e tyre në Europë të marrin leje te Padroni i tyre në Surrel dhe jo të vetëdeklarohen sipas ligjit dhe Kushtetutës kudo në vendet e Familjes Europiane që pretendojmë bëhemi pjesë?
Sps ns qytetarët do të plotësonin këtë formular minimalist, ne s’do të kishim më SKLLEVËR por NJERËZ TË LIRË! Dhe nëse ata do të ndiheshin njerëz të lirë atëhere s’do kishim as Padron!
Sps gjithë qëllimi që në Shqipëri Padroni i Surrelit ka vendos ti detyrojë shqiptarët të marrin LEJE te ai dhe jo të kenë një Çertifikatë VetëDeklarimi si në Evropë është që të detyrohen të vetëpërdhosin dinjitetin dhe integritetin e tyre, dhe të pranojnë Statusin e Skllavit duke kërkuar LEJE te Padroni dhe jo si çdo shqiptar në Evropë të vetëdeklarohet aty ku aplikohet Izolimi!
Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, përcaktohet qartë që në Priambul zotimi:
“PËR MBROJTJEN E DINJITETIT DHE TË PERSONALITETIT NJERËZOR”
dhe në Nenin 25 përcaktohet qartë se
“ASKUSH NUK MUND T’I NËNSHTROHET … TRAJTIMIT … POSHTËRUES.”
Pra qytetarëve u garantohet mbrojtja e dinjitetit dhe personalitetit dhe e drejta për të mos iu nënshtruar trajtimit poshtërues që shkel dinjitetin dhe personalitetin!
Vetë termi LEJE DALJE synon pikërisht përdhosjen e dinjitetit, integritetit dhe personalitetit të qytetarit! Do mjaftonte një FORMULAR i thjeshtë VETËDEKLARIMI dhe Qytetari s’do të ishte në pozitat e Skllavit por të Njeriut të Lirë!
Po në Kushtetutë sqarohet qartë se
“Ne, Populli i Shqipërisë, … , me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, …
Vendosim këtë Kushtetutë:
🔴 Neni 15
1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.
2. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre
🔴 Neni 17
1. Kufizime të të drejtave dhe lirive … duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.
2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
🔴 Neni 25
Askush nuk mund t’i nënshtrohet … trajtimit … poshtërues.
🔴 Neni 27
2. Liria e personit nuk mund të kufizohet, përveçse në rastet e mëposhtme:
d) kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, … dhe i rrezikshëm për shoqërinë;
Pyetja është PËRDERISA KUSHTETUTA NA GARANTON QË S’MUND TI NËNSHTROHEMI TRAJTIMIT POSHTËRUES si skllav nga Padroni në Surrel, përse duhet të plotësojmë dokumentin e skllavërimit LEJE DALJEN?
A MUNDEMI TË MOS SHKELIM LIGJIN DHE KUSHTETUTËN DHE TË MOS POSHTËROHEMI?
KY ËSHTË NJË AKT I MOSBINDJES CIVILE!
Nesër në mëngjes Pjesa e Tretë “MANUAL SHPJEGUES SI TI REZISTOJMË DIKTATURËS” me Temë:
MOSBINDJA CIVILE E REFUZIMIT TË PLOTËSIMIT TË LEJE DALJES NUK JU BURGOS SI SHKELËS TË LIGJIT, POR SI TË BURGOSUR TË NDËRGJEGJES KARAKTERISTIKA NR 1 E DIKTATURAVE!
P.s. Edhe në Maqedoninë e Veriut aplikohet Leja me dal nga shtëpia pavarësisht masave të tjera! Por mos harroni që Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Shqipërisë janë të dyja Qeveri të krijuara me bekimin e Sorosit! Edhe Albini siç e dini deshi ta aplikojë këtë model por e rrëzoi Gjykata Kushtetuese!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



