E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mark Marku pêr vizitën e senatorëve amerikanë në zyrën e Bashës: Janë investuar fort kundër Sali Berishës
Publik News

Mark Marku pêr vizitën e senatorëve amerikanë në zyrën e Bashës: Janë investuar fort kundër Sali Berishës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku ka komentuar vizitën që senatorët amerikanë zhvilluan sot në zyrën e liderit të PD, Lulzim Basha. Sipas tij, kjo tregon se Amerika është investuar shumë fuqishëm kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

Duke iu rikthyer vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD, Marku u shpreh se Basha ka qenë në presion të madh, jo tani por që nga viti 2017.

Më tej Marku u shpreh se Sali Berisha vetëm një ambasador amerikan ka pasur mbështetje, Aleksandër Arvizu.

“Lulzim Basha i ka pasur informacionet e sakta dhe Lulzim Basha ka pasur presion të madh, jo tani, por që në 2017.

Berisha ka pasur probleme me SHBA-në, vetëm një ambasador ka pasur pro, Arvizu nja dy vjet, të gjithë të tjerët i ka pasur kundër. Edhe Rajersoni, që tani e shiti.

Unë mendoj se Lulzim Basha për shkak të një dobësie njerëzore, për shkak të problemeve që i shkaktonte Berisha, ai nuk mori vendim sepse do shkatërronte PD. Në momentin që sulmi…se është sulm ai.  Edhe fakti që sot 5 senatorë shkuan në selinë e PD për të mbrojtur Lulzim Bashën do të thotë se ata janë investuar fort kundër Sali Berishës. Në momentin që ai nuk e bëri këtë, SHBA ndërhynë dhe bënë presion dhe ai ishte para dy rrugëve”, u shpreh Mark Marku.

Kujtojmë që kryedemokrati Lulzim Basha priti sot në zyrën e tij një delegacion të Senatit Amerikan, të cilët ishin të kryesuar nga dy përfaqësues të lartë të Partisë Republikane.

Bëhet fjalë për Robert Karem, i cili ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare dhe Paul Grove, zyrtar i Nënkomitetit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, të cilët zgjodhën ta nisin me kreun e opozitës, axhendën e takimeve në Tiranë.

“Po u rikthye Berisha në PD, do humbin përjetësisht pushtetin”

Për ish-deputetin demokrat, nëse Berisha rikthehet në krye të PD-së, atëhrë partia do të humasë përjetësisht pushtetin.

“Disa gjëra të qarta. Kjo lëvizje nuk ka lindur për demokracinë, pasi Berisha ka shkatërruar demokracinë në PD. Sali Berisha është iniciator i prishjes së demokracisë. Ka bërë një parti postkomuniste. Duhet të shkojmë tek gjëja bazë. Pse nisi kjo lëvizje, sepse Basha mori një vendim që cënonte interesat e Berishës. Pse nuk e ngriti çështjen e demokratizimit Berisha përpara këtij vendimi. Nuk po diskutohet për PD, por për çështje pronësie. Deri tani pronari real ka qenë Sali Berisha. Pas 2013-ës, Berisha dha dorëheqjen, ka mbajtur pronësinë duke caktuar një administrator. Në një moment që administratori bëhet pronar. Unë mendoj që kështu si vepron Berisha, po bën dëm për PD. Ne kemi 30 vjet me Berishën.

Dhe ai shfaqet si opsion për të ardhmen, të qëndrojë dhe për 10-15 vite në politikë. Ajo parti që do sakrifikohet për Berishën, a do dalë për qeveri. Problemi i Lulzim Bashës dhe në këtë moment, është ky, duke qëndruar statik, që të zgjidhet problemi i PD-së, Lulzim Basha duhet të bëjë disa lëvizje. Në momentin që Basha mori përgjegjësinë reale, në këtë rast, mendoi se do të duhet të justifikojë. Shoqëria shqiptare kërkon argument, Basha duhet të dalë të shpjegojë. Kjo lëvizje në çdo rast e shkatërron PD-në. Mos bëjmë sikur lëvizja, le të jenë 200 mijë, do kthejnë Berishën në krye të PD-së, do humbin përjetësisht pushtetin. Basha duhet të dalë me një koncept të ri për opozitarizmin. Ka përçarje” – tha Marku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.