Marku,SI KOFINI PAS TË VJELIT!
SI KOFINI PAS TË VJELIT – i thonë në shqip.
“Kofini” është një kosh i madh me purteka që përdoret me mbajt fiq, rrush etj. Është pra i doemosdoshëm, madje i çmuar në kulm të punës në vreshtë. Ama kthehet në barrë, nervozizëm e tallje kur një send i doemosdoshëm vjen kur s’të duhet më….
Ka një vit që shprehimisht u them demokratëve: ” Luli ka detyrë ti humbasë zgjedhjet”
– Bah! Ç’i ke këto? Nuk dashka ai të bëhet kryeministër?
– Po jo mor hu, jo!!! Se është më shumë se kryeministër në këtë çiftëzimin me Ramën! Ai “ga” e Rama “na”. I hep ç’të dojë. Mjafton që koqet (dhe e them pa thonjëza fare ) që janë kundërshtarë të Ramës por besojnë se Basha bëhet kryeministër e do sjellë këta në qeverisje ( polici, tatime, dogana …) ti ngopë me lugë të zbrazët!!
– Nuk e le bota 3 mandate Ramën!
– Po jo mor derra ! Se botës nuk i kërrcet sa mandate rri, por sa i zoti je për ti bërë zap shqiptarët.
Filloi fushata:
– Po bën fushatë perëndimore Basha! Po e nxjerr Ramën diktator. Po e bën fushatën me shifra dhe progame moderne….
– O gdhënj! Na frytë tëmthin!!! Nuk është punë programesh, shifrash. As Perëndimi!!! Aty të mund me shifra e demagogji pushteti. Është çështje sistemi!! Sot jemi në 1990. Basha duhet tu thotë shqiptarëve – ngjirresha unë gomari duke i folur murit – “Nuk është çështje programesh por sistemi. O burra të përmbysim tiraninë, të kthejmë liritë, demokracinë, ekonominë e tregut…”
– Po mirë mo vlla! Ky ka strategjinë e vet. Kështu e gjykon ai. Duro!!
– Po ç’të duroj, mor të marrtë muti shalët!! Kur të humbasë ky të flas unë?
– Ore fiton pa diskutim!!
…. e kur unë “vilja rrush”, “kofini” Mark Marku jo vetëm s’qe në “vreshtë”, por na dilte nëpër emisione e ndeshej tërbimthi me kundërshtarët e Lulit. Nxehej, shante, turfullonte ndaj çdo mosbesuesi në të drejtën e Bashës dhe fitoren e këtij.
Marku është kontribues shumë i rëndësishëm në tallbythjen e Bashës. Është protogonist. Si plot demokratë të tjerë “të zhgënjer” që, me a pa dashje JU kanë gënjyer juve! Prej atyre që ju zvarritën deri në thertoren e 25 prillit, për t’ju gënjyer në emër të Bashës: “S’humbëm ne – vodhi Rama”!
Për ta marrë pastaj zvarrë kufomën e humbjes… me të cilën prapë ju gënjen ju , se do nisë “luftën në shtator”!
Gënjen një herë aspirantpolicët, aspiranttatimorët, aspirantdoganierët dhe gjithë hajdutët që mezi presin pushtetin për të zëvendësuar hajdutët në detyrë. Bashkë me këta, me Markët, Gjekmarkët dhe brigadierët , përpunojnë demokratin e thjeshtë, i cili ka detyrë… të presë! Se çfarë pret, se nga e pret, asnjë s’e di. Po ” e di Luli” thonë të shushatur. Dele që presin tek porta e thertores!!!
Kthehem tek ngjarja e dorëheqjes së deputetit demokrat. Kontributi i tij qe maksimal më fushatën e Bashës, maksimal në politikën e tij dhe pjesë e oligarkisë kriminale që sundon PD- në sot. Po ore po! Me gojën plot e them!! Nëse është budalla dhe u përdor për të disatën herë, njëlloj përgjegjës është. Por unë e njoh për njeri të mençëm, të kulturuar. Pedagog! Aktiv prej një kohe shumë të gjatë në politikë. Ndaj, para se ti japë munxët kryetarit që e vuri në listën fituese dhe e zgjodhi deputet, ka detyrë të kërkojë një ndjesë të madhe publike. E përsëris: ËSHTË PJESË E OLIGARKISË KRIMINALE TË PD-së QË PREJ TË PAKTËN 4 VJETËSH MBLEDH ME QËLLIM SHUARJEN DHE SKURAJIMIN E ÇDO SHKËNDIJE OPOZITARIZMI!!
Netët me ty, Mark, kanë qenë kamomil për popullin antiRamë. Ti ishe Luli për ta. Kastile Luli ju vuri në krye të listës së Lezhës.
Për fat të keq ( them “fat” se nuk dua ta besoj se keni mision ) edhe dorëheqjen dhe deklaratat e tanishme s’janë tjetër veçse goditje të tjera kazme në varrin të cilit prej vitesh ia mihni Shqipërisë, përmes anestezisë që i bëni opozitarizmit dhe opinionit publik…
■ Kam një mik të mirë, demokrat kalibri, i cili më ndjek rregullisht edhe në facebook. Ia shpjegova një natë, një orë e gjysmë rresht kush është “hollandezi”, si përfundoi në zyrën e hollandezëve në Kosovë, Sorosi ….. deeeri tek fushata e fundit dhe humbja. Pas çdo argumenti e pyesja: “Apo jo”? dhe ai ose me kokë ose me fjalë pohonte: ” Po! E drejtë”!
E pas një ore e gjysmë nxjerrje të mushkrive, më pohon:
– Ore ke shumë të drejtë! Por mua më duhet kohë të bindem…
O demokratë! Po binduni në kohë o se na *itë nënën! Tuajat të parat por njëkohësisht gjithë shqiptarëve të pa lidhur me Ramën! Të drejtë na japin socialistët, të drejtë më jepni ju, por doni kohë të bindeni… Nuk do vonojë hapja e syve. Por atëherë do të jetë jo ” vonë” po “kurrë”. Kur Shqipëria që njohim nuk do të ekzistojë dhe të gjithë të jemi skllevër, do ulërijmë si Marku sot, por kofinë pas të vjelave do jemi!
….Uhhhhhh….😥
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



