Marok, 632 viktima dhe 329 të plagosur nga tërmeti 6.8 ballë
A view shows damage at an old mosque in the historic city of Marrakech, following a powerful earthquake in Morocco, September 9, 2023. REUTERS/Abdelhak Balhaki
Një tërmet i fuqishëm 6.8 ballë goditi Marokun mbrëmjen e së premtes, duke vrarë qindra njerëz dhe duke dëmtuar ndërtesat e fshatrave në malet e Atlasit deri në qytetin historik të Marrakeshit.
Epiqendra është lokalizuar në qendrën qendrore të Marokut. Saktësisht ka qenë 16 kilometra afër fshatit Tata N’Jakub të provincës Ighil, që ndodhet rreth 72 kilometra larg qytetit të Marrakeshit.
Ministria e Brendshme e Marokut deklaroi sot në mëngjes se si pasojë e tërmetit, të paktën 632 njerëz kanë vdekur, kryesisht në Marrakesh dhe pesë provinca pranë epiqendrës së tërmetit.
329 persona të tjerë u plagosën. Shifrat e viktimave pritet të rriten, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit po vijojnë punën e tyre në shumë zona.
Në rrjetet sociale marokene, por dhe media të tjera shfaqen skena ku shihet momenti i tërmetit dhe pasojat e tij, ndërsa shumë prej banorëve kanë qëndruar jashtë shtëpive nga frika e pasgoditjeve.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



