E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marrëveshja e heshtur mes  Ramës dhe Berishës
Publik News

Marrëveshja e heshtur mes Ramës dhe Berishës

Marrëveshja mes Rames dhe Berishes, asnjē kallëzim  penal ndaj njëri-tjetrit!

I djersitur nga sikleti apo se e ka tepruar me ndonjë “pije”, KM Rama uluriste në Kongresin e Partisë, për SPAK-un! Duke shantazhuar e kerkuar që të hetojë Sali Berishen meqë është shpallur non grata nga USA! Po mirë more zotëri, ke 9 vjet në pushtet, si nuk i gjete një vjedhje apo një abuzim Berishes dhe ta kallezoje penalisht!??? Se kur ishe në opozitë flisje për akuza të rënda deri edhe te vrasjet!! Kush të ka ndaluar që me anë të policisë (që e kontrollon) të gjeje prova e fakte per ato ngjarjet e rënda  apo të vogla e ta denoncoje penalishte!??? Çfarë kallezimi ke bërë në adresë të tij këto 9 vite!?! Asnjë! Zero! Jo vetem ti po as ushtaret e tu besnikë!! E Mendoje se nuk ke as plan të bësh kallëzim, por vetem të ulurasësh në media, që ti mbushesh mendjen militanteve të tu! Arsyeja pse nuk i bën, mendoj se ka të bëjë me marrvëshjen e heshtur që keni mes jush që mos ta kallezoni njëri-tjetrin, pasi edhe Berisha kur të hoqi nga Bashkia nuk të bëri asnjë kallezim penal direkt me emrin tënd!! Meqë ra fjala, pse Nuk bere të njëjtën thirrje që të hetohen nga SPAK-u edhe “koleget” e Berishes në listën e zezë, Gjushi, Doshi e Rakipi!?!? Se bën dot se këta t’i kanë futur këmbët me një këpucë, prandaj djersitesh pa vetëdije! Keshtu që BOLl ME fajin e ka Saliu se ke 9 vjet që livadhisesh e mos ulërit kot!

P.S. Sa per legalizimin e hashashit, fiks e ke gjetur “mallin” të heqësh mendjen nga arrestimet për skandalet e ndertimit te inceneratoreve dhe paratë  që vazhdon ti paguash të shpallurve në kërkim!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.