E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Martesa e Ozil ,dhuratën e parë të dasmës ia bën “Ertugruli”
Sport

Martesa e Ozil ,dhuratën e parë të dasmës ia bën “Ertugruli”

Futbollisti i Arsenalit, Mesut Ozil, siç dihet nga të gjithë është me origjinë turke, por ka luajtur me kombëtaren gjermane, me të cilën ka fituar edhe Kupën e Botës.

Ylli i “Topçinjve” të Londrës është i lidhur fort me origjinën e tij dhe nuk lë rast pa vizituar Turqinë.

Së fundmi, ai ka qenë prezent në sheshxhirimet e serialit të famshëm, “Ertugrul”. Ozil shoqërohej nga e fejuara, Amine Gulse.

Çifti ka vendosur që të shkojë në altar gjatë kësaj vere dhe kanë nisur të marrin edhe dhuratat e para.

Aktori kryesor i filimit, Engin Altan Düzyatan, që luan edhe rolin e Ertugrulit, i ka dhuruar çiftit një kostum të blinduar, të cilin e ka përdorur vetë gjatë xhirimeve të telenovelës.

Kjo ishte dhurata historike e “Ertuğrul” për dasmën, në të cilën, me siguri do të ketë një ftesë të veçantë.

Nga ana tjetër, Ozil dhe e dashura e tij kanë pranuar publikisht se e ndjekin me shumë interes serialin televiziv turk në fjalë…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.