E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Masakra në spitalin e Gazës, flasin dëshmitarët: Shpërthimi i fuqishëm, ngado pjesë trupash …
Lajme

Masakra në spitalin e Gazës, flasin dëshmitarët: Shpërthimi i fuqishëm, ngado pjesë trupash …

Një masakër ka ndodhur një natë më parë (17 tetor) në një spital në Rripin e Gazës, e cila u ka marrë jetën mbi 500 civilëve të pafajshëm. Spitali ishte i mbushur me të plagosur dhe me palestinezë të tjerë që po kërkonin strehim, kur u godit nga një raketë.

Aftermath of hospital blast in Gaza City

Dy dëshmitarë të shpërthimit vdekjeprurës në Spitalin Baptist Al-Ahli përshkruan skenën pas shpërthimit dhe shkatërrimin e të gjithë ndërtesës.

Njëri, një mjek që po punon me “Mjekët pa Kufij” tha se ishte brenda spitalit në atë kohë, ndërsa përshkroi në një postim në Facebook duke parë “shumë trupa të copëtuar” pas shpërthimit, duke përfshirë fëmijë të prerë kokat. Ai ka shkruar se numri i të vdekurve mund të vijojë të rritet.

Një tjetër dëshmitar, Adnan, tha për CNN se shkatërrimi që pasoi shpërthimin ishte “përtej normales”.

“Nëse shikoni atje në rrugë, ka pjesë trupi kudo, koka dhe duar njerëzish, duar dhe truri fëmijësh. Është vërtet e papërshkrueshme”, ka deklaruar ai.

Adnani vuri në dukje edhe sendet e përditshme që tashmë ndodheshin brenda rrënojave, si dyshekët, jastëkët, këpucët e fëmijëve dhe pelenat, ndërsa shprehej i tronditur se çfarë rreziku mund të paraqesin ato.

“Shiko, çfarë rreziku paraqesin një dyshek dhe një jastëk për Izraelin? Çfarë faji kishin pemët dhe shkëmbinjtë? Ejani këtu, shikoni,” tha Adnani, duke treguar këpucët dhe pelenat. “Ishte plot me furnizime për njerëzit.”

Hamasi dhe Izraeli akuzojnë njëri-tjetrin për sulmin, ndërsa ushtria izraelite ka publikuar një video të momentit kur raketa bie mbi spital, duke pretenduar se është një raketë palestineze, ndërsa presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka shpallur tre ditë zie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.