MASHTRIMI ME TAKSAT, GJYKATA JEP VENDIMIN PËR RONALDON
I shoqëruar nga e fejuara e tij Georgina Rodriguez, Cristiano Ronaldo ka pritur sot vendimin për akuzën e ngritur ndaj tij, për evazion fiskal.
Gjykata e Madridit vendosi ndaj tij 16.6 milion euro gjobë për mashtrimin me taksat.
Ylli portugez doli nga gjykata i kapur përdore me të fejuarën e tij, ndërsa pyetjeve të shumta të gazetarëve jashtë Pallatit të Drejtësisë, iu përgjigj me dy fjalë: “Gjithçka e përsosur”.
Ronaldo bëri një marrëveshje me autoritetet spanjolle vitin e kaluar për të zgjidhur çështjen për të paguar një gjobë, duke iu shmangur kështu dënimit me burg.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





