E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mathiijs De Ligt kërkon garanci nga Barcelona
Sport

Mathiijs De Ligt kërkon garanci nga Barcelona

Barcelona ka një plan konkret për të bërë pjesë të saj Mathiijs De Ligt.

Delegacioni “blaugrana”, që vizitoi Amsterdamin javën e kaluar, kishte për qëllim arritjen e një marrëveshjeje me klubin holandez dhe vetë futbollistin, që kërkon të ndjekë Frenkie de Jong.

Emisarët katalanas ia kanë bërë të qartë 19-vjeçarit se nuk duhet të ketë frikë stolin, sepse nëse mban të njëjtin nivel ai do të jetë në fushë titullar, madje edhe para emrave të tillë si Pique, Umtiti apo Lenglet.

Edhe koha luan në favor të qendërmbrojtësit holandez, pasi Pique tashmë është 32-vjeç dhe herët a vonë duhet të bëjë hapa pas në karrierë.

De Ligt ka marrë oferta shumë të rëndësishme dhe dëshiron që Barcelona të jetë e gatshme për të paguar një shumë të rëndësishme për të.

Dëshira e tij është të luajë në “Camp Nou”, por dëshiron të marrë disa garanci për të qenë protagonist në fushë si dhe të paguhet si një lojtar i madh që luan në përfaqësuesen e Holandës.

Menaxheri i tij, Mino Raiola, ka influencë të madhe te lojtari dhe dihet që është ndër njerëzit me agresivë në panoramën futbollistike.

Barcelona do t’i vijojë bisedimet gjatë ditëve të ardhshme më dëshirën për ta zyrtarizuar sa më parë marrëveshjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.